• |
ide | kryesore

Jonas njofton albumin e ri pas divorcit nga Sophie Turner

Paparazzi, Slider



Joe Jonas aktualisht është duke punuar për albumin e tij të ri, por nuk ka në plan të përfshijë një këngë dedikuar martesës së tij të mëparshme me aktoren Sophie Turner.

Jonas tha se në krijimin e albumit të tij të ri solo, “Music for People Who Believe in Love”, ai kaloi edhe një lloj procesi terapeutik, transmeton Page Six.

“Jam i lumtur me atë që kam në jetën time”, u shpreh ai. “Procesi ishte ndonjëherë i frikshëm, por edhe çlirues. Nuk dua të sulmoj askënd me këtë album. Nuk po kërkoj që gjërat të bëhen dramatike. Jam i kënaqur me atë që kam në jetën time, jam mirënjohës për gjithçka, duke përfshirë edhe dy vajzat e mia të bukura”.

Jonas me ish-bashkëshorten e tij ka dy fëmijë: Willa 4-vjeçare dhe Delphine 2-vjeçare.

“Sado i lumtur që jam, muzika ime duhet ta pasqyrojë atë gjendje, duke përfshirë edhe udhëtimin drejt asaj gjendjeje”, shtoi muzikanti, duke theksuar se albumi i planifikuar për publikimin më 18 tetor, do të jetë vepra më personale e karrierës së tij.

Artisti bëri kërkesë për divorc nga Turner në shtator 2023, pas katër vitesh martesë.

“Pas katër viteve të mrekullueshme të martesës, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë miqësisht,” thuhej në deklaratën e bërë nga dyshja. “Ka shumë narrativa spekulative se pse, por me të vërtetë ky është një vendim i bashkuar dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirat tona për privatësi për ne dhe fëmijët tanë.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *