• |
ide | kryesore

Çfarë është “seksi vjedhurazi” që po përhapet në masë

Arkiva, Stil



Kur flitet për seksin e sigurt, zakonisht bëhet fjalë për prezervativin. Kjo për shkak se prezervativët janë provuar si mjeti më efektiv për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sigurisht edhe shtatzëninë. Por një studim i publikuar së fundmi thotë se një trend i ri seksual po njeh rritje. Ai njihet me emrin “vjedhurazi”. Kjo ndodh kur meshkujt që mbajnë prezervativ, e heqin atë në mënyrë sekrete gjatë seksit, pa miratimin e partneres. Studiuesja Alexandra Brodsky, thotë se gjithmonë e më shumë femra po kërkojnë ndihmë pasi kanë rënë viktimë e këtij trendi. Në disa vende, aplikimi i këtij trendi mund t’ju dërgojë edhe në burg. Në Zvicër një person u dënua me burg pasi e kishte hequr prezervativin vjedhurazi gjatë seksit me partneren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *