Presidenti rus Vladimir Putin është ndjerë i ofenduar nga akuzat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së. Kjo ishte deklarata që bëri Donald Trump pas takimit të shkurtër që pati me Putin gjatë samitit ekonomik Azi – Paqësor që po zhvillohet në Vietnam.
“Mund të pyesni shumë herë… ai tha se nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet tona” – u shpreh presidenti i SHBA-së.
Putin i ka quajtur akuzat “luftë të brendshme politike” në SHBA.
Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë dalë në përfundimin se Rusia është munduar që të ndikojë te votimet, në favor të Trump.