Tërmeti me magnitudë 7.3 ballë që tronditi kufirin mes Irakut dhe Iranit ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë me më shumë se 335 të vdekur.
Mediat e huaja raportojnë se nga tërmeti mbetën më shumë se 1,700 të plagosur. Sipas institutit të Anketuesve amerikanë të gjeologjisë, tërmeti kishte qendrën në qytetin Halabja, në verilindje të Irakut. Bilanci i viktimave është i përkohshëm dhe autoritetet kanë frikë se numri i viktimave mund të shënojë rritje. Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit.