• |
ide | kryesore

Tërmet i fuqishëm në Iran dhe Irak, 207 viktima dhe mbi 1700 të tjerë të plagosur (Video)

Lajme, Të fundit



Një tërmet me magnitudë 7.3 ka tronditur rajonin kufitar verior ndërmjet Iranit dhe Irakut, duke vrarë të paktën 207 persona dhe duke plagosur më shumë se 1,700 të tjerë.

Të paktën 164 njerëz vdiqën në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit, thanë zyrtarët për mediat shtetërore, raporton BBC.

Gjashtë të tjerë u raportuan të vdekur në Irak. Ndërkohë qe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Tërmeti shkaktoi panik dhe frikë tek banorët të cilët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë.

Xhamitë në kryeqytetin irakian Bagdad kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve.

Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand  tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *