• |
ide | kryesore

Ndalohet në Rinas biznesmeni me 350 mijë euro në çantë

Lajme, Të fundit



Një biznesmeni italian i janë bllokuar në aeroportin e Rinasit një shumë e madhej të hollash cash. Bëhet fjalë M.C, 51 vjeç i lindur në Tradate të cilit iu gjetën në çantën e dorës 350 mijë euro. Biznesmeni 51 vjeçar që po udhëtonte drejt Italisë, ishte përzgjedhur për verifikim në vijën e dytë të kontrollit dhe iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia e madhe e parave të cilën nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore.

Policia e Rinasit ka sekuestruar vlerën monetare dhe vijon procedimin në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”. Burime të lapsi.al thanë se biznesmeni ka këmbëngulur të të hollat i kishte tërhequr në një bankë shqiptare nga llogaritë e tij të kursimit, por nuk kishte preferuar t’i deklaronte. Ato do të qëndrojnë të bllokuara deri në sqarimin e burimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *