Mediat italiane japin detaje mbi një përplasje me armë të ndodhur pasditen e së dielës në sheshin “San Pietro” të qytezës Acerra pranë Napolit. 3 shqiptarë u përfshinë në një sherr me shkopinj bejsbolli me një shqiptar të katërt. Ky i fundit i ndodhur në një situatë të vështirë nxori pistoletën tip Beretta dhe shtiu 6 herë në drejtim të sulmuesve. 2 prej tyre mbetën të plagosur.
Policia italiane arrestoi 3 shqiptarët e armatosur me shkopinj bejsbolli të cilët janë Joland Muliu, 28 vjeç, Gjergji Piku 21 vjeç dhe Aurel Xhili 22 vjeç. Është shpallur në kërkim shqiptari që qëlloi me armë. 3 shqiptarët e arrestuar nuk kishin leje qëndrimi në Itali. ©LAPSI.al