• |
ide | kryesore

VIDEO/ 8 skuadrat e kualifikuara në më të mirat e Champions League

Arkiva



Mbrëmjen e së martës u luajtën sfidat e fundit në grupet A, B, C dhe D në Champions League. Tashmë në këto grupe është vendosur gjithçka përsa i takon kalimit më tej dhe atyre që vazhdojnë në Europa League. Tashmë ekipet kalojnë në fazën me eliminim direkt.

Në grupin A, Manchester United në vendin e parë, me 15 pikë. Surprizën e bën Basel i Taulant Xhakës që zë vendin e dytë, me 12 pikë. CSKA Moscow shkon në Europa League ndërsa Benfica eliminohet.

Grupi B ishte më i qartë me PSG dhe Bayern Mynich që e mbyllën të dyja me nga 15 pikë. Vendi i parë i takon PSG për shkak të golavarzhit. Në të dytin Bayern dhe Celtic në të tretin shkon në Europa League. Eliminohet Anderleht.

Roma ishte surpriza e grupit C, pasi teksa Chelsea u ndal në barazim 1-1 me Atletico Madrid, italianët fituan 1-0 ndaj Qarabag të Ansi Agollit duke u renditur të parët. Vetëm vendi i tretë për Atletico Madrid që kalon në Europa Ligë ndërsa Qarabag ikën nga Europa.

Barcelona dhe Juventusi, janë ekipet e kualifikuara nga grupi D. Katalanasit e mbyllën në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa bardhezinjtë falë edhe fitores në transfertë me Olimpiakosin, hipotekuan vendin e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *