• |
ide | kryesore

Humbën ndaj Lushnjës, sërish sherr në dhomat e Kukësit

F1, Sport



Humbja e papritur 3-1 në shtëpi ndaj Lushnjës duket se nuk do kalojë pa pasoja te Kukësi. Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” trajneri Milinkoviç ka marrë vendimin për t’u larguar nga stoli i verilindorëve. Këtë pritet t’ia komunikojë edhe presidentit Safet Gjici.

Ky moment i vështirë që po kalon skuadra verilindore pritet të prekë edhe futbollistët. Në përfundim të takimit, gazetari i “Supersport” Elvis Rexha, në një lidhje të drejtpërdrejtë ka njoftuar për një tension në dhomat e zhveshjes.

“Pati një mbledhje në dhomat e zhveshjes dhe ishte mjaft e tensionuar, me tone të larta. Trajneri Milinkoviç nuk ka qenë prezent, pasi ka qëndruar në stol së bashku me ndihmësin e tij”, – u shpreh gazetari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *