• |
ide | kryesore

“Shqiptari” Janullatos zgjedh gjuhën greke për të mbajtur meshën e Krishtlindjeve

Lajme, Të fundit



Edhe këto Krishtlindje, besimtarëve ortodoksë shqiptarë iu desh një përkthyes për të kuptuar çfarë iu tha Kryepeshkopi Anastas Janullatos në meshë. Megjithëse e njeh shumë mirë gjuhën shqipe, megjithëse sapo e bënë zyrtarisht shtetas të Shqipërisë, Janullatos zgjodhi të flasë në gjuhën greke në meshë.

Pasaporta që mori nga presidenti Ilir Meta, nuk ka pasur aq vlerë sa ta bëjë të ndryshojë mendim dhe ta mbajë meshën në shqip, të paktën për një rast.

Madje edhe falenderimin që i dha Ilir Metës për dekretin, Kryepeshkopi e tha greqisht. Vendimi i Metës sipas tij ngjan me “verën, e cila sa me shumë vjetërohet aq më shumë vlera merr”, duke bërë ironi me 25 vjet refuzime të presidentëve të mëparshëm.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Kur Kryepeshkopi foli ne Greqisht, mesha kishte mbaruar prej kohesh. E gjithe mesha u zhvillua ne gjuhen Shqipe. Boll me genjeshtra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *