• |
ide | kryesore

Video e Krishtlindjes e Atletico Madrid është tepër emocionuese: në lojë futet edhe Real Madrid

Sport, Video
Krishtlindjes



Videoja e Krishtlindjes e realizuar nga Atletico Madrid është duke bërë xhiron e botës, jo vetëm për atmosferën e festës, por edhe mesazhin që përmban. Idea e klubit Colchoneros është vërtetë një perlë e vogël. E pamundur të mos emocionohesh.

VIDEO E ATLETICO MADRID

Çdo vit Colchoneros publikojnë një video urimi e Krishtlindjes në rrjetet sociale, por këtë herë ata kanë tejkaluar veten. Në videon e publikuar nga Atletico Madrid, protagonist është një shofer taksie që ndalon për të ndihmuar një të moshuar që po ecën i humbur në rrugë nga të ftohtit. Burrit nuk i kujtohet më se ku jeton dhe taksisti, duke parë adresën nga dokumentet e tij, vendos ta çojë në shtëpi. Gjatë udhëtimit i moshuari shfaqet i çorientuar dhe kur taksisti i bën pyetje ai nuk përgjigjet.

Lexo më tej: Tifozë e Atletico Madrid të tërbuar me Joao Felix, i shkatërrojnë pllakatën para stadiumit: “Ik te Barça”

Derisa taktisti thotë fjalën magjike “e patë ndeshjen të dielën?” dhe i moshuari ndizet dhe fillon të flasë për Real Madrid dhe idhullin e tij Di Stefano. Taksisti buzëqesh dhe i shkon pas fijes të moshuarit, duke kuptuar se ai nuk është në dijeni të kohës në të cilën jeton. Videoja përfundon me të moshuarin që rikthyer te familja e tij dhe taksisti vazhdon udhëtimin e tij duke shfaqur në pasqyrë stemën e Atletico Madrid. E pamundur të mos emocionohesh.

https://youtu.be/KDGESBPKImw



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *