• |
ide | kryesore

Tifozë e Atletico Madrid të tërbuar me Joao Felix, i shkatërrojnë pllakatën para stadiumit: “Ik te Barça”

-Instant, Sport
joao felix



Nuk e kanë morrë shumë mirë, madje disa tifozë të Atletico Madrid reaguan me zemërim ndaj fjalëve të Joao Felix. Portugezi, ditët e fundit, kishte deklaruar: “Do të doja të shkoja te Barcelona, ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë”. Tërbimi i Colchoneros është kthyer në fakte konkrete, duke dëmtuar pllakatën e lojtarit. Memoriali për 100 paraqitjet e lojtarit me bardhekuqtë ndodhej jashtë stadiumit, Wanda Metropolitano. Një “X” e madhe është shfaqur mbi emrin e sulmuesit, me shkrimin mjaft të qartë pranë: “Ik te Barça”.

Joao Felix dhe Atletico Madrid janë ndarë de fakto në shtëpi prej kohësh. Por ajo që rriti tensionin mes lojtarit dhe mbështetësve Colchoneros ishin deklaratat e vetë portugezit: “Do të doja të luaja për Barcelonën. Ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja të ishte klubi im i ardhshëm. Ka qenë një ëndërr e imja që i vogël. Nëse do të realizohej, do të ishte një ëndërr e realizuar”. Fjalë të forta dhe mesazh i qartë. Siç ishte reagimi i disa tifozëve të Atletico.

TALENTI I PASHPREHUR

Joao Felix zbarkoi në kryeqytetin spanjoll në vitin 2019 për një shumë rekord: 126 milionë euro. Trashëgimia e mbledhur, me ardhjen e tij, ishte mjaft e rëndë. Griezzman sapo ishte transferuar në Barcelonë (ashtu siç rrezikon të bëjë portugezi tani). Pavarësisht pritshmërive shumë të larta, 24 vjecari nuk ka mundur kurrë të shprehë realisht potencialin e tij të madh. Rendimenti me luhatje në këto vite e bëri atë të ndahej, të paktën përkohësisht, nga Atletico Madrid që në janarin e kaluar. Megjithatë huazimi te Chelsea nuk solli rezultatet e dëshiruara.

Tani Barcelona shpreson të jetë në gjendje ta marrë portugezin me kushte të favorshme. Sipas As, dy klubet mund të gjejnë një marrëveshje për një huazim me të drejtë blerje. E kush e di, nëse marrëveshja realizohet, Katalonja mund të mos jetë toka ideale për Joao Felix. Një talent i kristaltë ende i pashprehur deri më tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *