• |
ide | kryesore

Video/ Tananai fton të këndojë teknikun Inzaghi në darkën e Inter: sikleti i tij ishte më i madh se në pankinë

Sport, Video
Tananai



Darka e Krishtlindjes e Inter ishte një spektakël. Si meriton një skuadër që udhëheq kampionatin dhe është kualifikuar në 1/8 e Champions League. Mes të ftuarve të shumtë, që ndezën atmosferën zikaltër, ka qenë edhe këngëtari Tananai. Ai ka performuar në skenë dhe ka tentuar të përfshijë në një duet edhe teknikun Simone Inzaghi.

DUETI TANANAI-INZAGHI

Mbrëmjen e djeshme, në darkën e Krishtlindjes së Inter, përveç lojtarëve, stafit dhe drejtuesve, ishin të ftuar edhe personazhe të tjerë publikë. Bashkë me ish-lojtarë dhe tifozë të zikaltërve kishte edhe artistë e këngëtarë, që dinë gjithnjë si ta rrëmbejnë skenën.

Mes të ftuarve ishin Achille Lauro, Max Pezzali, Cattelan, Rovazzi dhe Tananai. Ky i fundit ka performuar edhe në skenë në mbrëmje me hitin e tij ‘Baby Goddamn’. Vetëm se gjatë interpretimit ka dashur të improvizojë edhe një duet.

Lexo më tejSteven Zhang zbulon dëshirat në festën e Krishtlindjes 2023: “Ëndërra është ylli i dytë”

Teksa po këndonte ai u përpoq të fuste në ‘valle’ edhe teknikun Simone Inzaghi. Një duet me trajnerin e Inter, do të ishte bërë menjëherë viral, por Inzaghi u limitua vetëm në një të qeshur dhe nuk iu bashkua këngëtarit. Sigurisht duke evituar sikletin e të kënduarit, që nuk është fare specialitet i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *