• |
ide | kryesore

Steven Zhang zbulon dëshirat në festën e Krishtlindjes 2023: “Ëndërra është ylli i dytë”

Sport
Zhang



Nuk është një deklaratë synimesh, që lë disi mënjanë kompeticionet e tjera, por është aty afër. Pas administratorit të deleguar Marotta dhe teknikut Inzaghi (por edhe disa lojtarëve), Steven Zhang e konfirmon. Objektivi kryesor i Inter këtë sezon është titulli kampion. “Inter është aty ku duhet të jetë. Ne kemi një ëndërr, yllin e dytë. Dhe ne punojmë për ta realizuar atë”, ishin fjalët e dërguara nga presidenti zikaltër, në formën e një videomesazhi, në festën e Krishtlindjes së skuadrës, në pamundësi për të qenë prezent.

Pas ecurisë evropiane të sezonit të kaluar, që kulmoi me humbjen e ngushtë të finales së Champions, është e qartë se askush brenda klubit nuk e anashkalon turneun europian. Ashtu si edhe Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, të cilat e kanë pasuruar vitrinën e zikaltërve vitet e fundit. Por në të njëjtën kohë është ndjesia e qartë se Inter dëshiron të rifillojë diskutimin e ndërprerë në 2021, me kampionatin e fituar nga Conte. E, mbi të gjitha, të fshijë përfundimisht sezonin që e pasoi, kur shumë, Simone Inzaghi në radhë të parë, nuk e gëlltitën aspak epilogun përfundimtar me fitoren e Milan.

MESAZHI I ZHANG

Zhang, raporton Gazzetta dello Sport, i ka komplimentuar të gjithë, duke folur edhe për të ardhmen e klubit: “Rruga deri në Stamboll dhe ajo e realizuar këtë sezon më bën krenar. Faleminderit të gjithëve. Drejtuesve, që garantojnë vazhdimësinë: Inter është dhe do të mbetet i qëndrueshëm. Faleminderit teknikut Inzaghi për punën e bërë, rruga është e duhura”.

Lexo më tej: Inter e Napoli, do të jetë një short i tmerrshëm: Real, City, Arsenal apo Bayern

Trajneri iu përgjigj me falënderime të mëtejshme dhe shumë besim për vitin 2024: “Kemi bërë muaj të çmendur, por të ardhshmit do të jenë thelbësorë. Gjithçka më jep shpresë për të ardhmen”. Giuseppe Marotta i bëri jehonë: “Le të mos ulemi mbi muajt e kaluar dhe të mbajmë stekën lart. Ne kemi pritshmëri të mëdha dhe kjo do të varet nga mënyra se si do të punojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *