• |
ide | kryesore

Ironia e Bregut: Si i gënjen Basha, demokratët në monologjet e tij

Lajme, Të fundit



Brenda Partisë Demokratike vazhdojnë kritikat ndaj kryetarit Lulzim Basha. Është ish-deputetja Majlinda Bregu e cila përmes një statusi të gjatë në Facebook ka komentuar daljet e fundit publike të kryetarit, Basha. Ajo thotë se askush nuk e beson më gënjeshtrat e tij pasi ai ka thyer besimin e të gjithëve në të kaluarën.

“Hapje e PD-së me intelektualë, të rinj, elitë; sjellja e gjakut të ri në parti; proces transparent në vendimmarrje; votim një anëtar një votë; respektim i mendimit kundër(!); forcim të demokracisë së brendshme në Parti(!) (Luli e quan Apogjeun e Demokracisë në vend!!!); analizë tërësore pas zgjedhjeve për rezultatin (çudi pse asnjëherë këtë se nis nga vetja) e deri tek -fajin e ka gjithë bota, vetëm unë jo! Ajo që ndryshon nga njëra intervistë tek tjetra, apo nga një vit në tjetrin, është vetëm niveli I mendjelehtësisë me të cilën përcjell e shet gënjeshtrat e veta”– shkruan Bregu.

Ajo thotë se Basha e hapi çadrën e protestës 3 muaj para zgjedhjeve të qershorit me ndihmëm e Ilir Metës.

“Lulzim Basha e futi Partinë Demokratike në çadër me ndihmën e Ilir Metës dhe këtë çadër e mbylli, sapo iu ofrua çadra e hasmit – Edi Ramës. Pak rëndësi ka emri i garantuesit. Rëndësi ka që Lulit i duhet të ketë gjithmonë dikë që t’i mbajë çadrën hapur” – shkruan ish-ministrja.

“Mund të vazhdoj pa fund me thënie e kundërthënie, qëndrime e kundërqëndrime, të pavërteta që “bëjnë mu” dhe që trishtueshëm për demokratët nuk fshihen dot pas fasadës e buzëqeshjes. Por kam frikë se kjo turbullon edhe më një shoqëri të lodhur nga gënjeshtrat. Dikush nuk pranon se ato që thotë janë gënjeshtra, dikush tjetër nuk është i gatshëm t’i pranojë gënjeshtrat si të vërteta. Gjithsesi le të shpresojmë që Viti I Ri të jetë viti I mbajtjes së fjalës. Populli shqiptar thotë: “Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën!” Nuk di nëse populli holandez, turk a rus psh,ka ndonjë fjalë të ngjashme po kaq të urtë! Rëndësi ka të mos na shkoje 2018 po njësoj me Monologjet e Lulit!”– e mbyll Bregu.



3 Comments

  1. Te gjitha keto “kritika” ndaj Bashes jane vetem hamendesime subjektive te pa bazuara ne asnje fakt. Fakt eshte se Bregu ndonese funksionare e larte e PD, eshte verifikuar me fakte se ne “cadren” e kesaj partie, rrinte e vecuar e armiqesore, njekohesisht duke u futur ne cadren e Vllahutinit e te Rames. Nuk eshte aspak e vertete se Basha nuk i pranon gabimet e veta. Ai e pranoi publikisht se lidhur me mareveshjen, u mashtrua ndyrazi nga Rama me garancine e disa “nderkombetareve” te cilet i ka per zemer Bregu. A nuk ishte po kjo zonje qe kur Basha nuk pranonte te futej ne parlamentin e uzurpuar nga droga e kerkonte dorheqjen e kryeministrit i doli kunder atij, e kur ne presionin e nderkombetareve miq te Bregut pranoi mareveshjen qe evitoi deri rrezikun e nje lufte civile, perseri ju turr egersisht pasi PD humbi zgjedhjet, padyshim edhe me kontributin e “cmuar” te saj e grupit te te perjashtuarve nga kryesia e kesaj partie. Kesaj i thone si me anektoden e Nastradinit . Pse i dhe gomarit uje te nxehte se e dogje, pse i dhe uje te ftohte se e ftohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *