• |
ide | kryesore

Sërish punime tek sheshi “Skëndërbej”, mësoni rrugët që bllokohen prej mbrëmjes së sotme

Arkiva

Për shkak se projekti i rikualifikimit urban të sheshit “Skënderbej” ka hyrë në fazën e dytë të punimeve, Bashkia e Tiranës njofton ndryshimin e planit të lëvizjes së makinave me arsyetimin “për të mundësuar përfundimin e projektit brenda afatit të caktuar”.

Prej mbrëmjes së sotme, qarkullimi i makinave do të ndryshojë si më poshtë:

– Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me Rr. “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “Skënderbej” (segmenti para selisë së Partisë Socialiste). Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.

– Qarkullimi i automjeteve në segmentin e Rr. “Ibrahim Rugova”, nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta” (segmenti para Taiwan), do të jetë me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit veri-jug.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu