• |
ide | kryesore

Atentat 31-vjeçarit në Lezhë, por autori bën një gabim fatal

Lajme, Të fundit

Tentoi të vrasë një person një ditë më parë por pas 24 orësh është arrestuar nga policia e Lezhës. Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi plagosi me armë zjarri një person para lokalit të tij. A.P. i ka zënë pritë 31-vjeçarit Vilson Zefi, dhe e ka qëlluar por pa mundur ta vrasë.

Në njoftimin e saj policia thotë se autori 28-vjeçar është banues në Barbullojë e Re. Sipas të njëjtave burime 31-vjeçari i plagosur është me banim në Lezhë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ka gjetur në vendin e ngjarjes 2 gëzhoja dhe një makinë të përdorur nga autori i cili e braktisi atë në Kurbin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu