• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Rama shumë shpejt mund të jetë një i pandehur i drejtësisë

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të jetë i pandehur, teksa u ndal te Reforma në Drejtësi. Kryemadhi iu përgjigj Ramës, i cili gjatë Asamblesë së PS, ditën e shtunë, tha se LSI kishte frikë nga Reforma në Drejtësi, duke thënë se vetë kryeministri është frikacak dhe mendon që edhe të tjerët janë të tillë.

Kryetarja e LSI i kujtoi Ramës se ajo nuk ka frikë dhe se partia që ajo drejton nuk e njeh nocionin e frikës. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ajo paralajmëroi se shumë shpejt kreu i qeverisë mund të jetë një i pandehur i sistemit të drejtësisë.

“Rama është frikacak vetë dhe mendon se dhe tjerët janë frikacakë. LSI nuk e njeh nocionin e frikës, aq më shumë unë, dhe ai e di. Drejtësia nuk vendoset nga frika e kryeministrit. Ai mund të jetë shumë shpejt një i pandehur i sistemit të drejtësisë, për vetë mënyrën si ka jetuar e punuar”, – tha Kryemadhi.

 



4 Comments

  1. gam gam gam gam gam …

    vetem llafe. Le te filloje nje here me Presidentin dhe LSI qe e rropen biznesin deri ne palce dhe pastaj heqte kemben zvarre per te tere hajdutet e tjere , te Ps, Pd e me soj e sorrollop. .

  2. Nje kryetare Partie e pa cipe dhe ordinere. Mjere shqipetaret ke besojne.
    Monika para se te akuzoj te justifikoj pasurin e saj si e ka bere.
    Populli Shqipetare e votoj dhe do ta votoj per k/minister Edi Ramen sa here ai te kantidoj.

  3. Menyra e te jetuarit eshte personale dhe nuk ka ligj qe te denon per sa kohe ajo nuk demton shoqerine.
    Menyra si ka punuar deri ne keto momemente nuk ka fakte qe perbejne objekte hetimi apo gjykate per Edi Ramen.
    Menyra se si ka punuar familja jote eshte faktuar qarte me filmim, (figure dhe ze) duke vjedhur pasurine e popullit, dhe ti deri dje nga nje bajge brekegrisur, sot rezulton nje buce me pasuri te madhe pa e justifikuar ate me asnje biznes.
    Nese do te kete vertet nje drejtesi ju jeni ne krye te subjekteve te hetimit.
    Po ti leh,…leh, se aty ku e cuat ate vend gjen te tjere Baba Take dhe Baba Kake.

  4. Shume te sakte komentuesit e mesiperm.

    Kjo qeveri me ne krye Edi Ramen, po deshen te tregojne qe shqiperia po behet shtet, duhet te nxjerrin perpara ligjit te gjithe ata politikane dhe punetore atministrate qe u bene miljonera vetem me nje pune shteti..

    Kjo detyre eshte e rendesishme per qeverine shqiptare, sepse vetem keshtu do ri-fitojne besim dhe ti mbushet mendja atij populli (qe eshte zhgenjyer me vite te tera) se po behet nje shtet demokrat qe godet cdo krim, vjedhje dhe korrupsion ne shqiperi.

    Perndryshe, iken njeri e vjen tjetri ne qeverisje vetem per tu pasuruar per vete, dhe mbetet shqiperia e shkaterruar, dhe nje pjese e popullit neper rruge duke korruptuar drejtorat per nje vend pune, kurse pjesa tjeter e popullit duke kerkuar “azil” neper evrope..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *