• |
ide | kryesore

Pasi fansat e sulmuan për aknet reaon Kendall Jenner

Paparazzi, Slider
Kendall-Jenner1.jpg



Makthi më i keq i VIP-ave është të kenë akne ditën e një eventi të rëndësishëm. Akoma më keq nëse bëhet fjalë për ceremoninë e Golden Globes.

Pikërisht kjo ndodhi me Kendall Jenner. Supermodelja ndoqi ceremoninë si përfaqësuese e Vogue dhe në momentin që shkeli në tapetin e kuq, njerëzit vërshuan në internet për të komentuar aknet në faqe.

Në vend që të mbyllej në shtëpi, 22-vjeçarja eci gjithë vetëbesim në tapetin e kuq dhe u përcolli një mesazh të fuqishëm gjithë atyre që kanë të njëjtin problem me lëkurën.

Një fanse e modeles shkruajti në Twitter:

“Kendall Jenner që shfaqet në ceremoni dhe pozon e sfilon me akne si një yll i vërtetë, është gjithçka që vajzat duhet të kuptojnë sot.”

Kendall e ripostoi dhe shtoi:

“Mos e lini kurrë t’ju ndalojë!”

Është akne fundja fundit. Të gjithë kemi ose kemi pasur puçra në fytyrë.

Kendall ka vuajtur nga aknet që kur ishte e vogël dhe në postimet e blogut të saj rrëfente se u bë aq e vetëdijshme për lëkurën e saj, sa nuk fliste dot pa mbajtur dorën para fytyrës për t’i fshehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *