• |
ide | kryesore

Robert De Niro puthje pasionante Meryl Streep (Foto)

Paparazzi, Slider



Një tjetër vlerësim shkon për aktoren legjendare Meryl Streep. Vetëm pak orë më parë në ceremoninë e “National Board of Review Awards” në New York ajo mori çmimin si aktorja më e mirë në filmin e Steven Spilberg, “The Post”.

Ai i cili e ftoi atë të ngjitej në skenë për të rrëmbyer çmimin ishte miku dhe kolegu i saj Robert De Niro me të cilin është bërë e famshme në vitin 1978 në filmin “Deer Hunter”. Pritej që Streep të rrëmbente një çmim të tillë në këtë event por që do të merrte edhe një puthje në buzë nga miku i saj kjo ishte e papritur.

E gjithë salla ka shpërthyer në duartrokitje kur Robert De Niro afrohet për t’i dhuruar një puthje 68-vjeçares e cila pas kësaj ka qeshur me të madhe dhe ka vijuar me fjalimin e saj të shkurtër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *