• |
ide | kryesore

VIDEO/ Në Itali plas debati: Vërtet duhet të shkojmë në Shqipëri?

Lajme, Të fundit

Emisioni i fundit i programit “Dalla vostra parte” (Nga anët tuaja) i transmetuar në 10 janar në TG4 u është kushtuar italianëve që lënë vendin e tyre për të jetuar dhe punuar jashtë. Një pjesë të rëndësishme e kanë zënë edhe italianët që jetojnë në Shqipëri.

Ata thonë se këtu jetojnë mirë pasi mund të hapësh një biznes të ri brenda ditës, taksat janë më të ulëta, çmimet më të ulëta dhe kostoja e jetesës më e lirë. (shiko nga minuta e 12-të në videon më poshtë). Por pyetja që u ngrit në emision ishte nëse italianët vijnë në Shqipëri për shkak se “këtu kanë gjetur Amerikën” apo për tu shpëtuar taksave në vendin e tyre?

Përpara se të pyeteshin italianët ndoshta një pyetje duhet tu ishte drejtuar edhe shqiptarëve nëse janë të lumtur që jetojnë në Shqipëri? ©LAPSI.al

3 Comments

  1. seshte se shqiptaret duan te ikin por shqiptaret jane dembela, edhe jane njerez krahu me shume se njerez me prefesione, edhe kjo e bene diferencen, o lapsi qe vetem te kunderten beni edhe asnjehere te miren e shqiperise

  2. TG4 ose me sakte emisioni “Dalla vostra parte” eshte emisioni me kot qe mund te ekzistoje sot per sot. Paolo del Debbio gazetar, hapu toke!

  3. EmigrojneSHQIPTARET, apo vijne ITALIANET e varfer ne shqiperi per te jetuar si shqiptaret.Pensioni italian me pensionin shqiptar ndryshon shume..Me pension italian jeto ne shqiperi, me ate shqiptar as ne shqiperi, e as ne itali.Prandaj vijne ne shqiperi,SHQIPARET vete cajne ferrennn per azill nga syte kembet,, per kete ka merite RAMA e RILINDJ, efelliqur ekesaj qeverie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu