• |
ide | kryesore

Publikohen mesazhet kërcënuese të një fansi ndaj Taylor Swift

Paparazzi, Slider



Ndonjëherë ndodh që fansat më të zjarrtë të yjeve të famshëm të bëhen të rrezikshëm kur nuk marrin atë që duan. Këtë herë bëhet fjalë për Andrew Hoover që nga një fans i çmendur u shndërrua në armikun e betuar të Swift. Në vitin 2016 Andrew nuk arriti të hyjë në një nga koncertet e këngëtares dhe mjaftoi vetëm kjo që ai t’i dërgonte babait të saj 30 email-e kërcënuese nga gushti deri në tetor të atij viti. Në këto letra 40-vjeçari që e ka të ndaluar përjetësisht t’i afrohet Taylor Swift, ka shkruar se ai do të vrasë të gjithë familjen e saj. Këngëtarja 27-vjeçare sipas tij, është një virus që nuk meriton të ketë fansa. Ai ka shtuar se ajo dhe familja e saj janë djaj dhe uron që ata të digjen në ferr. Këto letra të mbushura me kërcënime kanë bërë që autoritetet përkatëse të Los Angeles të rinisin hetimet mbi Andrew Hoover për të parë nëse individi ka probleme psikologjike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *