• |
ide | kryesore

Ricky Martin: “Pse frikësohesha që karriera do më merrte fund”

Paparazzi, Slider



I ftuar në “Trevor Noah Wednesday” për të folur mbi martesën dhe fëmijët e tij por Ricky Martin ka thënë shumë më shumë nga çpritej.
Këngëtari i famshëm i rrymës latine ka treguar se nuk ka dalë hapur me seksualitetin e tij deri në moshën 38-vjeçare pasi frikësohej se karriera e tij, që e dashuron aq shumë, do të merrte fund.
Ai është shprehur se është rritur me një frymë negative ku vazhdimisht njerëzit përreth e bënin të ndihej fajtor për atë çfarë ai është. “Njerëzit me të cilët janë rritur më thonin se ndjenjat që ushqeja për gjininë e njëjtë ishin të tmerrshme dhe djallëzore. U deshën shumë vite nën presione të mëdha psikologjike dhe mbështetja e miqve të mi që të dilja hapur me faktin se jam homoseksual” -është shprehur46-vjeçari gjatë intervistës.
Ricky ka shtuar se shpeshherë kërcënohej nga njerëz të ndryshëm në industri se nëse do t’i tregonte botës sekretin e tij të madh, karriera e tij do të shkatërrohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *