• |
ide | kryesore

Stoltenberg në Maqedoni: Jo anëtarësimit në NATO pa zgjidhur çështjen e emrit

Lajme

Dyert e NATO-s mbeten të hapura për Maqedoninë, por vetëm pasi ajo të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.

“Nuk ka plan B. Nuk ka rrugë tjetër për tu bërë pjesë e NATO-s pa e zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë. Mendoj se është e rëndësishme që të jeni ambicioz por edhe më e rëndësishme është që të jeni real. NATO-ja merr vendime me konsensus. Ne ju inkurajojmë që t’i zgjidhni çështjet komplekse, por ne si NATO nuk do të zgjidhim problemin e emrit me Greqinë” – deklaroi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu