Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe largimin e Ben Blushit nga politika. Gjatë emisionit të gazetarit Ilir Babaramo, Rama u shpreh:
“Shpresa është që të fitojë gazetaria në këtë rast. Të fitojë letërsia. Blushi është një njeri që ka dhunti të mjaftueshme dhe politikën s’e ka bërë për hall apo se i kanë munguar dhuntitë. Politika nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe, kurse fushat e tjera mund të fitojnë ndonjë gjë. I uroj të bëj më shumë se c’mund të bënte përmes politikës”.
Duket se kjo deklaratë e Ramës rikonfirmon atë që është përfolur së fundi në media se Ben Blushi do t’i rikthehet gazetarisë, andej prej nga u largua rreth 20 vjet më parë për t’iu futur politikës. Deri më tani është përfolur se ai do të marrë drejtimin e Top Channel.
©LAPSI.al
me soguri i ka mare leje Rames per ikjen nga politika…..
BEN BLUSHI ESHTE ZYRTARISHT DREJTOR I PERGJITHSHEM I TOP CHANNEL
Na duhet te imagjinojme se sa mund te kete humbur piktura dhe basketbolli gjithe keto vite…… Ne fakt, hicgje
Meqe e ka thene Rama, ashtu do behet!