• |
ide | kryesore

Babai i tre fëmijëve me lot në sy, e hoqën nga puna se ishte me LSI

Lajme, Të fundit



Dashmir Cara, një punonjës i ASHR-së në Tiranë tregoi me lot në sy në emisionin Stop se ishte hequr nga puna si dezinfektues, pasi ishte filmuar në një mbledhje të LSI-së.

Ai tregoi se njoftimi për shkarkimin i erdhi, pasi mori pjesë në një aktivitet të LSI-së në njësinë numër 11. Dashmiri tregon, se ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve me probleme shëndetësore, dhe paga e tij si dezinfektor, është e ardhura e vetme, me të cilën mbahet familja.

Drejtori Dritan Ulqinaku tha se largimi nga puna ishte për performancën e dobët në punë. Si përfundim betohet mbi “statutin e Stop”, se po u kthye në punë, nuk do të marrë kurrë më pjesë në aktivitete partiake…!!!

https://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=dGzX0kTZ54E&app=desktop



8 Comments

  1. me vjen shume keq per te, por perderisa edhe vendin e punes e ka marre se ishte militant..c’fare mund te prese..

  2. Performance e dobet se ishte dezinfektues? Si mund ta vertetoje kete ky drejtori? Po ne vendin tone nuk funksionon asgje pasi pas ketij duhet te largohet drejtori nga puna
    Dhe sa per Elion, ai dhe mijera te tjere jane te detyruar te shkojne neper mitingje partish sepse sigurojne vendin e punes, buken per femijet. Ku ke degjuar ti qe ne shtet te te marrin se je punetor dhe burre/grua e mire? Kjo gje nuk ndodh ne Shqiperi zoteri!
    Nejse, po te kishte marre pjese ne mitingun e PS do kishte performance te larte, jam i sigurte per kete…

  3. Me FE, mbas pendimit vjen falja! Prite se do te te vije, ki durim, shpresa vdes e fundit.

    Une jam Socialist, dmth votoj per Partine Socialiste dhee nuk shkoj ne aktivitetet e partise, jo se sdua, por skam kohe, se jam ne pune e mbas pune familja. Sme del koha, por ti mo shoku kishe pune, paske familje, me tre femije nga te cilet njerin me problem shendetesore e paske kohe te merresh me aktivitete Partie?!
    Nje cik e cuditshme!

    Nese nese eshte e vertete eshte per te ardhur keq, por ki parasysh nje gje, te gjitha Partite nje mut jane kur vjen puna per pune Shteti. Aq jane dhe ajo partia jote ka hequr dike ne pune qe te futesh ti e keshtu vazhdon historia jone e dhjere po prite nga partia.

    Shoku pune ka jo vetem ne shtet, ka dhe ne privat. Ik te ministria dhe shiko cfare kane oferta pune. Leviz, mos shko te marresh 10.000 lekshin te Stop se pastaj me keq do te behet per ty.

    Ik kerko pune se ste ndihmon STOP-I. STOP perfiton prej teje, ha buke prej teje.

    Shendet!

    1. Jo bisha jo. Kush ka qene ne pune dhe ka dash me punu tamam nuk organizonte mitingje partish me zor. Po hajt tani mos na tregoni sikur skemi jetuar ketu. Keta jane militant te LSI dhe kane hyre ne pune me lista. Nuk eshte fundi i botes te te heqin nga puna se je militant mos e beni kaq drame. Kur ka hyre ky ne kete pune Monika ka hequr nje hallexhi tjeter. Kaq e thjesht eshte

  4. Po ky ke ka hequr kur eshte futur ne ate pune? NUk po mbroj keta horrat e Rilindjes, por LSI ishte kancer i administrate sdhe njerezit hiqeshin dhe futeshin me listat e Monikes ne pune.

  5. Po ketij tipit s’iu dhimbs qe hoqi nje baba tjeter nga puna per ti zene vendin si militant i lsi qe eshte. Kjo eshte fatkeqesi kombetare e duhet te marri fund. Ne shtet sduhet te punojne me militante partish e me pas te qurraviten se i hoqen nga puna

  6. E vertete, po ti vete si e ke marre ate pune zoteri ??

    Une kam familie ne elbasan dhe ashtu si ju, e di shume mire qe LSI te fut ne pune po votove familijarisht per ta..
    Por futja ne pune shteterore me parti nuk eshte zgjidhje papunesie..

    Ne fakt kush eshte partiak nuk duhet te punesohet ne administraten shteterore, keshtu eshte dhe ne vendet e zhvilluara evropiane, psh. ketu ku jetoj e punoj une ne Danmark.

    Te gjithe drejtorat dhe shefat e administrates ne shqiperi jane partiake, dhe sigurisht ata i sherbejne partise dhe interesavet te veta, si ne komunizen..
    E llogjikshme qe dhe kjo qeveri po i heq ato punojsit e partivet te tjera, kjo behet kudo ne evrope..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *