• |
ide | kryesore

Arta Marku ngre alarmin: Bandat kriminale po rrisin agresivitetin, vjen nga mosndëshkimi

Lajme, Të fundit

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka nisur një sërë takimesh në disa prokurori të vendit. E nisi me Shkodrën, vazhdoi me Elbasanin, ndërsa sot ishte në Durrës. Në takimin me vartësit e saj në këtë qytet, ajo u shpreh se konstatohet ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në kryerjen e këtyre veprave penale.

“Autorët në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre kriminale janë të gatshëm të sakrifikojnë çdokënd që mund të jetë rastësisht në rrezen e tyre të veprimit. Kjo vjen nga mosndëshkimi, apo ndëshkimi i lehtë dhe jo proporcional me krimin e kryer dhe rrezikshmërinë e autorit”, deklaroi Marku.

Kryeprokurorja shtoi se për krimet përmes Portit të Durrësit, prokurorët duhet të nisin hetime kryesisht dhe jo të rrinë në pritje të referimit nga policia apo nga vetë doganat.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu