Në gjyqin kundër Emiljano Shullazit është thirrur për të dëshmuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Por nuk dihet nëse ai do të shkojë në seancën e nesërme te Gjykata e Krimeve të Rënda. Emri i Sali Berishës është përmendur nga ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpreh se ai ka dijeni për kërcënimet që Shullazi u ka bërë Mynyr Konit dhe Dhori Kules. Kanë qenë avokatët e Emiljano Shullazit të cilët kanë paraqitur kërkesën për të dëshmuar ish- kryeministri Berisha. Veç tij janë thirrur në gjykatë edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa, si dhe Marsida Musai, bashkëshortja e biznesmenit Ylvi Beqja.
©LAPSI.al
Pse e vini ne dyshim paraqitjen ne gjykate te Saliut!?
Ai eshte personi me i ndershem dhe me i pergjegjshem ne rspektin e institucioneve dhe ligjeve te shtetit.
Vetm nje halabak ordiner dhe kriminel nuk i respektun ato.
Apo jo?