• |
ide | kryesore

(FOTO) 75 kg drogë me postë nga Roma në Londër, pranga 2 shqiptarëve

Lajme

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, 29 e 37 vjeç, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Disa ditë më parë, ata kishin tentuar të dërgonin rreth 75 kg marijuanë nga Roma në Londër, me anë të shërbimit të një agjencie private postare.

Mediat vendase raportojnë se droga ishte futur në 5 pako. Autoritet italiane kanë identifikuar sasinë e drogës duke ndaluar transportin e saj.

Pas kontrollit të kryer në agjencinë postare si dhe duke analizuar imazhet e marra nga videotelekamerat e zonës, Policia e Romës ka mundur të identifikojë dy shqiptarët që kishin postuar drogën.

Ata u arrestuan në flagrancë pasi u paraqitën në agjencinë postate për të pasur informacion nëse kishin mbërritur në destiancion pakot e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu