• |
ide | kryesore

Zv. kryeministri seks me vartësen e tij, Australia ndalon marrëdhëniet në administratë

Paparazzi



Lidhja dashurore e zëvendëskryeministrit të Australisë, Barnaby Joice me këshilltaren për mediat, Vikki Campion, ka zënë faqet e para të medieve australiane dhe të gjithë dënojnë veprimin e zyrtarit të lartë. Vetë kryeministri Malcolm Turnbull tha se do të ndalojë seksin mes ministrave dhe stafit të tyre, pikërisht pasi u mor vesh se çfarë bënte zëvendësi i tij.

Turnbull e dënoi mjaft ashpër zëvendësin e tij për gabimin e rëndë në gjykim dhe tha se atij i është dhënë leje, ndërsa vlerësohet nëse shkeli standardet ministrore. Nuk ka një rregull të shkruar që të thotë se ministrat dhe anëtarët e stafit nuk mund të bëjnë seks, por sipas kryeministrit Turnbull, kjo është logjike, sepse ministrat janë përgjegjës që vendi i punës të jetë një ambient me respekt.

Zëvendëskryeministri Joyce është i ndarë nga gruaja e tij dhe kritikat për të vijnë në kuadrin e moralit në punë. Megjithëse ai kërkoi publikisht falje për gabimin e tij, Senati miratoi një mocion, duke i kërkuar dorëheqjen, por ligjërisht nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Ndërsa raportohet se pret një fëmijë nga lidhja e tij romantike me vartësen Vikki Campion, analistët në vend thotë se, zor se do të largohet nga politika me vullnetin e tij.



1 Comment

  1. Hi,

    I am Steve, and I work with experienced video professionals who are into creating:
    Animated Business Videos
    Animated Whiteboard Video

    If you are interested, I can send you our Animated Business Videos portfolio link to see our videos, company information and an affordable quotation with the best offer to see how we can work together to create a video for you as well.

    Thanks and Regards,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *