• |
ide | kryesore

I plagosuri në Selitë me dy emra, në “luftë” me Emiliano Shullazin

Lajme, Të fundit



Përplasja me armë në zonën e Selitës në Tiranë duket se ka rihapur dosje të vjetra. Nga ajo që dihet është se një person hyri në një lokal dhe pasi qëlloi 2 herë me pistoletë la të plagosur Gjon Pelivanin, 27 vjeç dhe Renato Hoxhën 31-vjeç.

Burime në policinë e shtetit thonë se Pelivani njihej edhe me identitetin Valment Pelivani. Ky është një emër i njohur për blutë për të shkuarën e tij. Emri i Valment Pelivanit del në një përplasje me armë me Emiliano Shullazin. Pelivani rezulton i dënuar për vjedhje. Mësohet se ai ka pasur “luftë” edhe me bandën e Emiljano Shullazit. Ai është plagosur në janar te vitit 2015 nga vetë krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani, që sot gjendet në burg.

Gjon Pelivani dhe një person tjetër me iniciale R. Hoxha u qëlluan me armë në një lokal në Selitë pas një sherri që patën me një person të quajtur Arti M. Ky i fundit i qëlloi të dy duke i plagosur dhe u largua me makinë nga vendi i ngjarjes. Policia është kërkim të tij. Nuk dihet arsyet e sherrit mes tyre që çoi në krim. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. luft rama -doshi,habilajt e frroket,prenga me balilet.keshtu esht kur kriminalizon vendin dhe dy drakullat e krimit ruqi xhafa ferkojn duart.keta deri sa te vdes negjmija e ter familja hogja do ju sundojn,zahon do e keni minister te brendshem ose persekutor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *