• |
ide | kryesore

Ramush Haradinaj sulmon hapur Edi Ramën: Merru me Shqipërinë, ke probleme boll!

Lajme, Të fundit



Deklaratës së Edi Ramës, se ishte Ramush Haradinaj ai që shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri i Kosovës, iu përgjigj duke thënë se Rama duhet të merret me shpijet Brenda Shqipërisë.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll” – shkruan Haradinaj në Facebook.

Rama sot tha se Demarkacioni duhet të ishtevotuar me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro – atlantike të këtij vendi.

“Unë kam preferuar gjithmonë që debatet me miqtë e mirë këtu në Prishtinë t’i bëj në mënyrë diskrete, sy me sy, por çështja e demarkacionit u kthye dhe është sot e gjithë ditën në një gur që rëndon mbi qafën e Kosovës dhe që ka krijuar një pështjellim jo të vogël, në mes atyre që janë fuqia që lindi shtetin e Kosovës, partnerët strategjikë ndërkombëtarë të shqiptarëve” – u shpreh Edi Rama në Klan Kosova.

Hashim Thaçi prezantoi sot një aneks-marrëveshje me Malin e Zi, sipas të cilës do të ratifikohet demarkacioni. Kryesia e Kuvendit caktoi sot seancën plenare për të ratifikuar demarkacionin ditën e djelë, më 18 shkurt.



3 Comments

  1. Ore ky palla i gjate vetem mrena ksaj jave tre sherre:
    – teatri kombetar
    – arsimi
    – kosove
    Kllufit i ka hy vetja ne qejf, ska no njoni noi laper se shpulla eshte per kalamojt

  2. Haradinaj nuk do ta bënte kurrë këtë….por, ka në rrethin e vet disa “këshilltarë”-lexo: kastraveca që anojnë nga ana verilindore- si Halil Matoshi, Nitaj etj. që miren me këtë sport. Këta kurrë nuk sulmojnë ndonjë zyrtarë serb apo deklaratat idiote të tipit siç është Vulin, ministër i mbrojtjes, ish-baskëpunëtor i Millosheviqit, apo Daqiq, edhe ky kastavec i po të njejtës specie, ish dora e djathtë e Millosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbomutisë.

    1. AntiParti ke pjeserisht te drejte. Psh ai keshilltari i Haradinaj mund te tentoje te ndikoje,ose ndoshta ai menaxhn faqedn e Haradinajt ne Facebook.Por kur thua qe zyrtareve serb nuk u reagohet, aty e menderos fare.mashtrim i paster. Une jam kunder dhe me vjen keq qe Ramushi ka bere ate status, por ne anen tjeter qe mos te ndodhin gjera te tilla te kritikojme pak dhe Ramen. Para disa ditesh i quajti lideret e Kosoves, si lopa qe derdh qumeshtin en fund. E di ti pse i quajti? per specialen dhe sidomos per demorkacionin. U provokua dhe u pyet me nxitim Z.Haradinaj ne ate kohe, ne lidhje me kete deklarate, Ai u pergjigj si patriot, Tha nuk ekomentoj (nderkohe qe mund ta komentonte). Kurse dje u arrit pak kulmi.Se Rama e quajti si gjoja si nje shpikje loje te brendshme te Haradinajt,luften qe ka bere ai per te mbrojtur territorine Kosoves. Po te mso reagotne Haradinaj. i bie qe Rama paska pasur te drejte dhe Ramush Haradinaj paska bere loje. Po cfare loje more, kur per here te pare shteti me pro-amerikan ne bote i doli me kokefortese dhe vazhdueshem kunder SHBA,vetem e vetem qe te mbrnte ato hektare toke. Kete vetem te jesh qorr nuk e kupton qe e ka bere me zemer Haradinaj,VV,dhe shuem deputete te tjere. Dhe kulmi i kulmit eshte qe, Zoti Rama i tha keto deklarata jo vetem ne ditete e pavaresise(se ne fudn te fundit nuk u be nami) por i tha pasi qe edhe vete Mal i Zi ra dakord qe te rinegociohet demorkacioni, Pra kjo eshet arritja e VV dhe Haradinaj qe megjithe kudnershtimine gjithe botes, me vendosmeri dhe kembenglulje arriti te mbroje plot hektare toke te Kosoves. Bile Rama dhe cdo politikan shqiptar ne Shqiperi apoKosove, duhet te marri shembull se si mbrohet toka. U bene protesta masive ,ku lame dhe shume te plagosur dhe te burgosur me dhejtera vite(si Frasher Krasniqi etj etj),u protestua ne dimer ne -20 grade celsisus.dhe edhe pse ishimi shteti me nevojtar per viza,refuzuam edh eliberalizimin e vizave vetem e vetem qe te mbrojme ato hektare toke malore.Rrezikuam te keqesonim mardheniet edhe me mikun e perjetshem te shqiptareve,SHBA, per te mbrojt ate toke. Une personalisht kam falenderim te thelle per cdo protestus qe mori pjese ne protesta.Per gjjithe VV,AAK(perfshi sidomso Haradinajn) dhe gjithe deputete e te gjithe partive,perfshi te PDK,apo edhe te partise me pacifiste te Kosoves, LDK, qe e mbrojten me vendosmeri ate toke. Keshtu qe te pakten Z.Rama sduhet ta quante si “shpikje”,apo LOje, sidomos dje, kur e detyruam Malin e Zi ta rinegocioje..Bile Z.Rama dhe kujtdo politikani,sot apo neser,ne menyre miqesore i keshilloja qe te marrim shembull nga mbrojtja e 8000 hektareve toke malore,dhe te mbrojme ato dhjetera kilometra det,(qe brenda kane pasuri nafte dhe gazi dhe nuk jane vetem shkmeb mali)…Sidoqofte Edhe Ramushi per hir te shqiptarise duhet ta shmangte kete deklarate. Gezuar Festen dhe urojme qe 17 shkuratt dhe 28 nentorat e tjere te na gjejne sa me te bashkaur, dhe jo keshtu me debate te panevojshme, se lame nam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *