• |
ide | kryesore

Berisha akuza ministrit të Ramës: Luan me diamante, e ka rozë botën, po vdesin pacientë për hollues gjaku

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit bëri një denoncim duke thënë se prej muajsh shumë pacientë që kanë valvula në zemër nuk gjejnë dot hollues gjaku, pasi mungon në treg.

Ndërsa thotë se atyre iu rrezikohet jeta, Berisha akuzon një ministër të kabinetit qeverisës se luan me diamante dhe e ka botën rozë.

Ish-kryeministri nuk ia përmendi emrin, por tha se “ai që foli para meje, luan me me diamante, e ka të lehtë, e ka rozë këtë botë, ndërsa këta po këta që vdesin për valvula e kanë ferr këtë botë”.

Përpara ish-kryeministrit në foltoren e Kuvendit ishte ministri i Turzmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi



2 Comments

  1. Pyetini Salen ose Lirine (Sllobodanken) sa here ngrihet naten per te shurruar mbasi mungon trashesi i shurres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *