• |
ide | kryesore

Vetëvriten dy persona në Tiranë dhe Kavajë

Lajme
auto_Vetevrasje-ilace1476464594.jpg

Dy persona kanë gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në spital pasi kanë konsumuar fotoksinë.

Ngjarja e parë ka ndodhur në kryeqytet ku kanë qenë familjarët e 38 vjeçarit me iniciale E.K., banues në Babrru ata që e kanë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në banesë dhe e kanë dërguar me urgjencë në QSUT.

Edhe pse i është dhënë ndihma e nevojshme nga ana e mjekëve 38 vjeçari, ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit, ditën e djeshme pasi doza e lëndës helmuese ka qenë në sasi të madhe dhe ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 38 vjeçarin të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën, ndërsa dyshohet se fotoksinën ta ketë konsumuar në kushtet e depresionit.

Ndërsa rasti i dytë është regjistruar në fshatin Qerret, Kavajë, ku 54 vjeçari S.SH., është vetëhelmuar po me fotoksinë në banesën e tij, ndërsa për shkak të mbidozës së përdorur ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.  Burime thanë se në dëshmitë e tyre, familjarët kanë thënë se nuk ishin në dijeni të ndonjë problemi madhor që ta shtynte 54-vjeçarit drejt aktit fatal.

Për të dyja rastet, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Kavajë për vlerësim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu