• |
ide | kryesore

I merr flakë shtëpia, humb jetën 90-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, ku një 90-vjeçar ka vdekur në shtëpinë e tij, si shkak i flakëve dhe tymit.

Policia e Tiranës bën të ditur se sot rreth orës 16:10, në rrugën “Gjergj Legisi”, në banesën e shtetasit B.G., i cili ndodhej në banesë ka rënë zjarr, dhe i moshuari humbi jetën si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *