• |
ide | kryesore

Naftëtarët e Ballshit sërish në protesta për pagat e prapambetura

Lajme, Të fundit



Kanë rinisur protestat e punonjësve të Uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh dhe Fier. Kërkesa e naftëtarëve është e njëjtë, pagat e prapambetura.

Ata thonë se ndihen të mashtruar nga premtimet e pambajtura naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë se do të hyjnë forcërisht në ambientet e uzinës, dyert e së cilës vijojnë të jenë të mbyllura.

 

Prej muajit dhjetor e në vazhdim qindra naftëtarë të Uzinës së Ballshit kanë nisur protestat e tyre për pagat e prapambetura dhe mbylljen e aktivitetit. Edhe pas marshimit në këmbë drejt Tiranës ata arritën të fitonin vetëm pagën e nëntorit të vitit të kaluar.

Tashmë një tjetër kompani ka marrë në dorë administrimin e Uzinës së Ballshit dhe prej një jave sipas protestuesve po lidh kontrata individuale me punëtorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *