• |
ide | kryesore

Teatri i Veliajt, në rol edhe Sokol Balla

Lajme, Të fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është i ftuar sonte në emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus. Por që në nisje të emisionit nuk e kurseu shfaqjen teatrale të radhës. Për të treguar se ai është shembulli i njeriut të punës, Erion Veliaj kishte hyrë në studio me këpucë me baltë. Sigurisht që kjo nuk ishte një shpërkujdesje e tij nga nxitimi , por sajesë e paramenduar në kuadër të propagandës që bën kryebashkiaku i Tiranës. E veçanta kësaj here ishte se në rol hyri edhe moderatori Sokol Balla, i cili gjoja si rastësisht e nis emisionin me Veliajn duke e pyetur pikërisht për këpucët me baltë. Nga ana tjetër Veliaj tha se nuk pati kohë t’i pastronte këpucët te grimi dhe më tej foli direkt për mbjelljen e 100 mijë pemëve në Tiranë. Po të ishim ende nën komunizëm, me siguri që Veliaj do e kishte marrë titullin ‘Hero i Punës Socialiste’.

©LAPSI.al 

3 Comments

  1. O Erion.

    Ti nuk je budalla.

    Por edhe ne nuk jemi aq budallenj.

    MJAFT me keto se u bene bajate.

    Beju me krijues.

    Gazetari, dihet. Ketu nuk ka gazetare.

    Shpresoj te dale nje gazetar qe te beje Hard Talk.

    Sot, gazetaria eshte ne nivel qelbesire.

  2. Sa me shume idjotizohet ky qesharak kryetar bashkie , aq ne i rrezikshem behet . Ndaleni kete njeri se e ka humbur tashme krejt sensin e realizmit. Nuk i kishim pare keto leifenizma me kepuce me balte qe nga koha e hekuran isait. Kol Balla pastaj , nuk do te cuditesha ti lepinte dhe balten kepuceve te velise. Per shkak te urdherit te Erion Velise e Fuges ndaj Dulakeve, vazhdon te punoje Balla. Nuk e shihni si eshte katandisur?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu