• |
ide | kryesore

Dëshmia e gruas së grabitësit që u plagos në Fier: Unë fjeta te prindërit, atë e lashë në shtëpi!

Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë nga tentativa e grabitjes në Fier, ku një grup hajdutësh hapën zjarr ndaj policisë, e për pasojë njëri prej vdiq dhe tjetri u plagos. Arben Muça, 37-vjeçari i plagosur, jetonte në lagjen nr.13 tek ‘Rota e Kuqe’ në zonën e plazhit në Durrës. Muça jetonte aty bashkë me gruan dhe tre fëmijët.

“BalkanWeb” ka siguruar dëshminë e gruas së Arben Muçës në polici, ndërsa ajo ishte shprehur se dje kishte qenë tek babai i saj me tre fëmijët. Ndërkohë që sipas saj, burri kishte fjetur në shtëpinë e tyre.

“Burri im mbrëmë ka fjetur në shtëpi. Unë kam fjetur tek prindërit bashkë me tre fëmijët. Në shtëpinë tonë iku edhe nëna e tij, vjehrra ime”, mësohet të ketë dhënë gruaja e Arben Muçës. Pas kontrolleve të ushtruara në banesë, në shtëpinë e tij janë gjetur disa dokumente mjetesh të ndryshme, për të cilat ka dyshime se autori është hajdut makinash.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *