Muaji prill nisi me reshje shiu, të cilat vijojnë që prej mbrëmjes së djeshme, por sipas sinoptikanëve, pasditja e sotme do të sjellë përmirësim gradual të motit në të gjithë territorin e vendit.
Por duke filluar nga nesër parashikohet rikthim i ditëve me diell, dhe do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave.
Java parashikohet kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta. Ditën e premte pritet të ketë një shtim të vranësirave.