• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Reshje shiu në të gjithë vendin

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik. Kjo do të shoqërohet me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme. Vende-vende ajo mund të marrë formën e shtrëngatave.

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet lokalisht dhe në periudha afatshkurtra pritet të jenë me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje do të ketë reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 10 deri 15°C,
  • në zonat e ulëta 10 deri 19°C,
  • në zonat bregdetare 12 deri 18°C.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *