• |
ide | kryesore

Kosovë, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Lajme, Të fundit



Me daljen e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, koalicioni qeverisës ka humbur shumicën në Kuvend, çka ka nxitur reagimin e shpejtë të një pjese të spektrit opozitar për zgjedhje të parakohshme. Por, bazuar në gjendjen aktuale, Qeveria nuk e ka shumicën, por as opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë, po që se asaj nuk i bashkohet Lista Serbe.

Subjekti politik që po inkurajon pjesën tjetër të spektrit politik në Kuvend për zgjedhje të parakohshme është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ndonëse në opozitë, tash për tash përbën grupin më të madh parlamentar.

Deputeti Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha për Radion Evropa e Lirë se një Qeveri e pakicës nuk mund ta udhëheq vendin, andaj sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa me parë.

“Kur ka krizë politike dhe humbje të legjitimitetit, rruga më e drejtpërdrejtë dhe më e shkurtër e rikthimit të legjitimitetit dhe përfaqësimit demokratik dhe institucional, është ajo përmes zgjedhjeve. Në këto rrethana, LDK preferon që të shkohet në zgjedhje në mënyrë që të kemi institucione legjitime dhe përfaqësuese”, tha Gashi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *