• |
ide | kryesore

PD i shtron Xhafajt 5 pyetje në lidhje me bandat e Elbasanit: Pse nuk skedohen Sejdini dhe Olsi Rama

Lajme, Të fundit

Deklaratës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në lidhje me grupet kriminale në Elbasan, i është përgjigjur deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ai i drejton katër pyetje dhe përmend disa emra të njohur, lidhet e të cilëve siç thotë, me trafikantët e drogës duhet të hetohet. Sipas demokratit, ministri duhet ta nisë hetimin nga vëllai i tij.

Është gjë e mirë që, pas 5 vjetësh në pushtet, qeveria thotë se ka skeduar grupet kriminale dhe do t’i godasë, por ky është një film i parë 5 vjet më pare. Atëherë u premtua se brenda 300 ditëve do të vendosej rendi dhe siguria dhe krimit do të shtypej, por ajo që ndodhi ishte kanabizimi I vendit dhe një Ministër i Brendshëm në krye të trafikut të drogës, që sot duhet të ishte në burg.

Sot, Fatmir Xhafaj duhet të japë përgjigje:

A e ka skeduar të vëllain Agron Xhafaj, të dënuar në Itali per trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktualisht është një nga kokat e trafikut të drogës në Vlorë? A e ka skeduar grupin e Arbër Çekaj, të drogës kolumbiane, ku bën pjesë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit? A e ka regjistruar grupin e Qazim Sejdinit dhe dhëndrit të tij në Elbasan, ku përfshihet edhe kompania e gruas së Sejdinit, që është nën hetim për trafik droge? A e ka regjistruar grupin e Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit?

Nëse vërtet do që të luftojë krimin e organizuar dhe lidhjet me qeverinë e Ramës, përgjigjet për këto pyetje Fatmir Xhafaj duhet t’i bëjë publike dhe t’i kërkojë ndihmë çdo qytetari që ta ndihmojë”, – u shpreh Paloka.

7 Comments

    1. ore ky po punon edhe hallall i qoft se ca gjera i ka bere po ai Lulushi qe ishte Minister lart e posht edhe vetem per keq do mbahet mend.

    2. 5 pyetje nga paloka quhen kto? Tete vjet e mbajti PD pushtetit dhe 1 kriminel nuk e skedoj jo me ta arrestontet. Tani dalin e na llomotisin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu