Një grabitje me thikë ndodhi pak minuta më parë në Tiranë.
Raportohet se një person ka kërcënuar me thikë një punonjëse të Postës nr.7, në Laprakë, dhe ka marrë rreth 30 mijë lekë të reja.
Autori, i cili kishte një kapele në kokë, ka arritur të largohet. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Fillimisht u raportua se autori kishte plagosur me thikë punonjësen, por ky raportim u hodh poshtë nga policia.