• |
ide | kryesore

Probleme me deklarimin e pasurisë, a do shkarkohet prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mund te shkarkojë nga detyra Prokuroren e Shkodrës, Besa Nikehasani për shkak te probleme te saj me deklarimin e pasurisë. Figura e Prokurores u mor ne shqyrtim me përparësi për shkak se ajo kandidon për ne Këshillin e Larte te Prokurorisë. Vendimi për Nikehasanin do te jepet ditën e enjte.

Sipas relacionit te përgatitur nga KPK lidhur me pasurinë e prokurores thuhet se te dhënat e marra nga ILDKP-ja e nxjerrin të pastër.

Prokurorja ka bere deklarim te sakte te pasurisë, nuk e ka fshehur. Nga shqyrtimi rezultoi se kishte burime financiare te ligjshme”, – thuhet ne raportin e ILDKP-se.

Por vete KPK-ja ka bere hetimin e saj te thelluar nga ku del se Prokurorja ka disa pasuri problematike si blerja e një apartamenti ne Tirane prej 90 mije euro dhe shlyerja për vetëm 10 vite, 1 apartament dhe 2 garazhe ne Lezhe si dhe 1 makine 19 mije euro te blere me argumentin se i duhej për shkak se ka 3 fëmije dhe lëviz shpesh nga Lezha ne Shkodër.

Ndërsa vete Prokurorja gjate kësaj seance u shpreh se “Për dy garazhe nuk i kam fshehur, por i kam deklaruar në vitin 2009. Vlera 90 mijë euro është për banesën dhe 2 garazhet. Shuma prej 752 mijë lekë është deklaruar vetëm një herë nga unë, është lapsus i ILDKPI”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *