• |
ide | kryesore

Reagon Tolgahan: “Këto janë ndërhyrjet e Almedës”

Paparazzi, Slider



Fenomeni më i përmendur kohët e fundit janë ndërhyrjet estetike. Të shumtë kanë qënë personazhë publikë që kanë rënë pre e tyre. Disa i kanë pranuar e disa të tjerë mundohen të fshihen pas tyre. Almeda Abazi modelja shqiptare e matuar me aktorin turk Tolgahan së fundmi është bërë temë e medias rozë. “Si ishte dhe si është?” është kthyer në një titull klishe që, më shumë sesa interesin e publikut, duket sikur do t’u tregojë vetë personazheve të përfshirë në të se si kanë qenë disa vite më parë.Duke vendosur përballë dy fotografi të disa viteve më parë, për Almedën është aluduar se ka kryer disa ndërhyrje për të përmirësuar imazhin.Por si ka reaguar për këto lajme bashkëshorti i Almedës, Tolgahan Sayışman? I pyetur së fundit nga mediat turke, aktori i njohur ka konfirmuar se Almedës i është dashur të bëjë dy ndërhyrje në hundë, por përveç tyre, nuk ka bërë asnjë tjetër: “Ka bërë dy ndërhyrje në hundë, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje tjetër” – tha ai duke shtuar se Almedës i pëlqen të kujdeset për veten. “Por habitem me faktin se si mund të bëhen çështe dite fotot e moshës 15-vjeçare”, – tha aktori duke komentuar fotot e Almedës që kanë qarkulluar këto ditë në media.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *