• |
ide | kryesore

Edi Rama përmend Gjergj Fishtën kur pyetet për Europën

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e lë të hapur edhe mundësinë e një rrëzimi nga Këshilli Europian më 28-29 qershor të rekomandimit të bërë nga Komisioni Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Në një intervistë për “Real Story” në Vizion+, Rama tha se refuzimi është i mundur, por si përgjegjësi nuk sheh te qeveria, por te Europa që sipas tij ka brenda rryma të ndryshme.

“Refuzim nga Këshilli për çeljen e negociatave? Deri në sekondën e fundit kur të thuhet PO-ja zyrtare ka një mundësi që PO-ja të mos vijë. Kush është përgjegjës? S’ka asnjë lloj lidhje me një përgjegjësi. Shqipëria ka punën e vet. Tani nuk jemi në fushën e rezultateve, pasi Komisioni Europian bëri një raport të plotë, por jemi në fushën e politikës.

BE nuk është një tërësi kompakte, por ka një tërësi idesh, forcash dhe ka nga ata që mendojnë edhe ndryshe. Prandaj tani është një betejë politike. Sepse në këtë rast të kujtohet Gjergj Fishta – tha Rama që gjithsesi nuk e citoi Fishtën deri në fund për etiketimin që i ka bërë Europës si “kurva e motit”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *