• |
ide | kryesore

Të mërkurën mblidhet komisioni për Tahirin. A ka ndryshuar gjë pas vizitës së Ramës në Gjermani?

Lajme, Të fundit



Ditën e mërkurë do të mblidhet komisioni hetimor për ish-ministrin Saimir Tahiri. Pas kthimit të Ramës nga Gjermania, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pajisi me certificate sigurie anëtarët e këtij komisioni, pas denoncimit të deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj. Në mbledhjen e së mërkurës ky komision do të përcaktojë ekspertët e jashtëm dhe do të diskutojnë mbi informacionet e ardhura deri më tani, si dhe do të vendosin mbi vijueshmërinë e punës së komisionit lidhur me njohjen e informacionit të klasifikuar për Saimir Tahirin. Mbledhja e komisionit vjen një ditë para seancës plenare, ku opozita pritet t’i mëshojë sërish cështjes së Saimir Tahirit. Duket sikur pritet të ndryshojnë shumë gjëra lidhur me këtë cështje pas vizitës së Ramës në Berlin, ku është mësuar se deputetët e CDU-së i kanë kërkuar ‘kokën’ e Tahirit për hapjen e negociatave. 

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *