• |
ide | kryesore

Çështja ‘Xhafaj’/ Rama shpreh sot qëndrimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përmes një postimi në Twitter se sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist do komunikojë qëndrimin e tij zyrtar lidhur me akuzat e opozitës në adresë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas sulmeve të PD dhe LSI ditët e fundit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Xhafajt pas akuzave për të vëllanë e tij se është dënuar në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge.

“Jemi të gjithë njësoj? JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave.” – shkruante dje Rama në Twitter

Dy ditë më parë, tre zyrtarë të PD, deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe sekretari për Çështjet Ligjore, Gazmend Bardhi, publikuan një videopërgjim ku pretendohet se i takon Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, i cili bashkëbisedon me një trafikant droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu