Dy të rinj janë zhdukur prej dy ditësh në Korçë.
Ata janë Arshin Pilinci 24-vjeç, kryetar i fshatit Podgorie, dhe Engjell Bezati 25-vjeç. Dy të rinjtë janë banues në fshatin Podgorie.
Alarmi është ngritur nga familjarët, të cilët kanë denoncuar rastin në polici, pasi humbën kontaktet me të rinjtë.
Të dy janë kushërinj me njeri-tjetrin, ndërsa ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Familjarët kërkojnë ndihmën e personave që mund t’i kenë parë.