• |
ide | kryesore

Rilindja përballë Tepsisë/ E para në listën e zezë të Ramës emërohet drejtoreshë e hipotekës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mirvjena Shema ishte emri i renditur i pari në listën e zezë të punonjësve të administratës, që Edi Rama e publikoi në bazë të denoncimit të qytetarëve të cilët iu përgjigjën thirrjeve të tij në fushatë. Por renditja në vendin e parë të listës, nuk e ka penguar Shemën që të emërohet drejtoreshë e burimeve njerëzore në hipotekë nga ish kryeregjistruesi Eljon Semanaj.

Të gjithë e mbajnë mend listën me 100 emra punonjësish të administratë që Rama e publikoi në Facebook. Ishte shprehje e angazhimit për ta pastruar “tepsinë” nga ata që i quante parazitë dhe grabitqarë.

Tani, ose Rama duhet të pranojë se fushata e tij ishte një mashtrim i madh dhe se Rilindja nuk i rezistoi dot Tepsisë, osë kryeministri duhet t’i kërkojë 100 herë falje 100 punonjësve të administratës që i përgojoi dhe i baltosi, bazuar në thashetheme dhe spiunime të paprovuara.

Gjithsesi hipotekat, si një nga institucionet më të korruptuara në vend janë prova më e mirë e kapitullimit të Rilindjes përballë Tepsisë. Ankesat për këtë strukturë të administratës janë në vendin e parë në platformën e “Shqipërisë që duam”.

Pas zgjedhjeve, në krye të Hipotekave u emërua Blerina Doracaj, një aktiviste e partisë që në vogëli. Eksperienca e saj zgjati vetëm gjashtë muaj dhe shkarkimi erdhi për arsye që nuk u sqaruan asnjëherë. E zëvëndësoi një drejtor tjetër me teserën partie në xhep. Elion Semanaju zgjodh me konkurs dhe e gëzoi vendin e punës afërsisht 6 muaj.

Nga Semanaj pritej që ankesat të pakësoheshin, ndërkohë që ato vetëm u shtuan. Materialet janë pjesë e verifikimit të strukturave antikorrupsion, por deri tani nuk ka asnjë procedim penal për raste korrupsioni në bazë të këtyre ankesave. Rilindja mjaftohet vetëm me zëvëndësimin e drejtorëve dhe jo me ndëshkimin e tyre.

Skandalet e ministrave të implikuar me trafik droge janë tronditëse dhe shkaktojnë zhurmë të madhe. Siç duket kjo është koha më e mirë për t’u shtruar me lugë në brez para tepsië dhe lista e zezë e Edi Ramës mund të shërbejë vetëm për të fshirë duart dhe buzët.

100 emrat e punonjësve të administratës që Rama i futi në listën e zezë:

1. Mirvjena Shema ALUIZNI
2. Toni, Shef sketori ALUIZNI
3. Flamur Gjuzi ALUIZNI Durres
4. Drejtori ALUIZNI Elbasan
5. Fatmir Ejupi Bashkia Durres
6. Kasem Canaj Bashkia Vlore
7. Fatmir Llanaj Bashkia Vlore
8. Xhevit Dermyshi DAR Gramsh
9. Ramadan Bici DAR Gramsh
10. Shyqyri Pole DAR Gramsh
11. Drejtori DAR Korce
12. Drejtoresha Metani DAR Tirana
13. Sokol Alia Dogana Durres
14. Ylber Karanxha Dogana Durres
15. Artan Sulejmani Dogana Durres
16. Lulezime Dogana Kakavije
17. E.H Dogana Koliposta Kinostudio
18. Andi Xhafa Dogana Tirane
19. Nue Marash Drejtor Bujqesie Kurbin
20. Ilirjan Muho Drejtor ZRPP
21. Lionel Elezaj Drejtoria Bujqesise Berat
22. Fatjon Fana Drejtoria e Burgjeve
23. Gaz Tahiri Drejtoria Pergjithshme Detare
24. Lindita Tako Drejtoria Verifikimi i Titujve te Pronesise Tirane
25. Perin Vogli DSHP Lushnje
26. Drita Lala DSHP Mat
27. Avni Sulaj Gjimnazi Tepelene
28. Ani Dermishi Hipoteka Durres
29. Sonila Stojko Hipoteka Elbasan
30. Rezart Elmazi Hipoteka Vlore
31. Artur Cela Inspektoriati Ndertimor Durres
32. Neritan Gjodeshi ish drejtor UKT
33. Arsen Sinamataj Ish shef i Policise Rrugore
34. Ilir Bajlozi ish-drejtor ISSH Korce
35. Astrit Hado ISSH
36. Resul Llogo Kelcyre
37. Mimoza Lezha KEMP komisioni Lezhe
38. Artan Doda KEMP komisioni Lezhe
39. Alfred Mullaraj Keshilli qarkut Durres
40. Marilda Hysa Komisariati nr 6 Tirane
41. Jonajda Doci Konvikti i Vajzave Elbasan
42. Kryeprokurori Korce
43. Drejtoresha e Shkolles Pojan Korce
44. Brunilda Gjordeni Lushnje
45. Vojo Bregu Ministria e Bujqesise
46. Josif Dena Mjek Berat
47. Roel Zoga Mjek Fier
48. Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan
49. Mentor Petrela Neurokirurgjia
50. Drejtori Policia Bashkiake Tirane
51. Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tirane
52. Mimoza Ibrahimi Policia e Shtetit
53. Drejtori siguracioneve Porti I Vlores
54. Flora Hoxha QSH njesia 7
55. Ardit Lame QSUT
56. Drejtori shkolles Shkolla “Halit Berzeshta” Perrenjas
57. Vjollca Jahaj Shkolla speciale “3 Dhjetori” Shkoder
58. Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj
59. Ediola Braha Spitali Tepelene
60. Erjon Neurolog Spitali Vlore
61. Bruna Mersini Spitali Vlore
62. Marsid Hoxha Tatimet Gjirokaster
63. Leke Prela UK Koplik
64. Drejtori Juridik UKT
65. Drejtori I shitjeve UKT
66. Edlira Caca Urgjenca Memaliaj
67. Drejtoresha e Shkolles “Muco Delo” Vlore
68. Ermioni Cekani ZA Kamez
69. Astrit Dervishi ZVRPP Lushnje
70. Jaho Brahimin Zyra e Sigurimeve Shoqerore Gjirokaster



5 Comments

  1. Do kete qene nen efektin e droges kur ka hartuar kete listen te ashtuquajtur e zeze mos ja vini re se nuk e mban mend.

  2. Po kjo ishte loja mo.Edhe ne qytetin tim tre drejtore te listes jane si kokra e molles ne postet e tyre pas fitores se zgjedhjeve.Ky KM mashtron miletin pa ju dridhur qerpiku fare.Mos na shet per se dyti sahatin e Tiranes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *